Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ndahen 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Gazeta10
25 January 2023 - 12:15

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj nga 50 euro shtesë në pagë për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar, raporton Gazeta10.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në muajin shkurt.

“Për të mbuluar hendekun deri në muajin shkurt, edhe kur priten të ekzekutohen pagat me Ligjin e ri të Pagave. Ky propozim ka të bëjë në kuadër të shtesës së Pakos me Përballjen me Inflacionin”, tha Murati. Shtesat nga 50 euro për sektorin publik pati nisur në muajin shtator 2022.

Po ashtu, në këtë mbledhje është marr vendimi për t’i ndarë nga 60 euro shtesë për personelin shëndetësor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.