Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mark Clattenburg lë Egjiptin shkaku i kërcënimeve të vazhdueshme

Gazeta10
25 January 2023 - 14:00

Mark Clattenburg është detyruar të lë punën e tij si kreu i komitetit të arbitrave në Egjipt për shkaqe sigurie, pasi që dyshohet se ka marrë kërcënime nga mbështetesit e Zamalek dhe sulme personale nga presidenti i këtij klubi.

Ish-gjyqtari i Premier League, mori këtë rol në gushtin e kaluar, me detyrën e rritjes së performancave të referëve në këtë vënd.

Kritika të ashpra ka marrë edhe nga presidenti i Zamalek,  Mortada Mansour, klub i cili është 14 herë fitues i ligës në Egjipt. Ai pretendonte gabimisht se 47-vjeçari kishte lënë gruan e tij për një lidhje homoseksuale.

Ish-arbitri ishte ankuar duke thënë se nuk i ishin paguar dy pagat e fundit nga 35 mijë euro në muaj.

Federata Egjiptiane e Futbollit ka konfirmuar se Clattenburg ka dhënë dorëheqje, mirëpo thëksojnë se largimi i tij ende duhet të rishikohet.

Bordi i Drejtorëve të Federatës Egjiptiane të Futbollit do të mbajë një mbledhje urgjente të mërkurën, për të vendosur për dorëheqjen e Clattenburg.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.