Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Reagon Kryeziu: Nuk kemi pranuar ftesë zyrtare për takim nga Lajçak

Gazeta10
25 January 2023 - 17:12

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një përgjigje për Gazetën10, ka thënë se ekzekutivi nuk ka pranuar asnjë ftesë zyrtare për një takim të mundshëm sonte mes kryeministrtit, Albin Kurti dhe emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeziu tha se për takimet Kurti-Lajçak, gjithmonë Qeveria njoftohet paraprakisht, por jo edhe për atë të paralajmëruar që do të mbahet për sonte në Prishtinë.

“Për agjendën e z. Lajcak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajcak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajcak për takim me kryeministrin Kurti”, tha Kryeziu në një përgjigje për Gazetën10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.