Gazeta10

Ibrahimovic kritikon lojtarët e Argjentinës për sjelljet në Botëror

Zlatan Ibrahimovic mori pjesë në prezantimin e filmit “Asterix and Obelix: The Middle Kingdom”, ku është protagonist në një skenë të vogël.

Gjatë një interviste për “France Inter”, suedezi shfrytëzoi rastin për të sulmuar kombëtaren argjentinase dhe pjesëtarët e saj, me përjashtim të Lionel Messit.

Ai kishte vetëm fjalë të mira për kapitenin e bardhekaltërve.

“Messi konsiderohet lojtari më i mirë në histori, isha i sigurt se do të fitonte. Jam gjithashtu i bindur se Kylian Mbappé do të fitojë edhe një Botëror”, ka komentuar fillimisht Ibrahimovic.

Gjiganti suedez më pas “mpreh shpatën”: “Nuk jam i shqetësuar për Messin. Jam i shqetësuar për të tjerët në Argjentinë, sepse ata nuk do të fitojnë asgjë tjetër. Messi ka fituar gjithçka dhe do të mbahet mend, por pjesa tjetër që u soll keq… Nuk mund ta respektojmë këtë. Kjo vjen nga unë, duke folur si një lojtar profesionist, është një shenjë se do të fitosh një herë, por nuk do të fitosh më. Nuk fiton kështu”.

Fjalët e Ibrahimovicit u nxitën nga imazhet e lojtarëve argjentinas pasi mposhtën Holandën në penallti, në çerekfinale, si dhe nga gjestet që ata patën pas fitimit të Kupës së Botës në Katar, siç ishte rasti me Dibu Martínez pas marrjes së çmimit “Portieri më i mirë i Kupës së Botës.”

NË FOKUS

Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
sh
Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
polici
Dy personat e vdekur në aksident janë nga kjo komunë
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë