Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu për ambasadorin Berishaj: Kurti e Osmani janë futur në një pellg korrupsioni

Gazeta10
25 January 2023 - 23:01

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në “Prime Time” ka folur rreth skandalit financiar të publikuar në media ku dyshohet se ambasadori  i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj ka qenë i përfshirë, raporton Gazeta10.

Musliu, ka thënë se mënyra se si po mbrohet ambasadori nga pushtetarët tregon se ata janë futur në një pellg të ndotur madh të korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

“Mënyra se si  e mbrojnë ambasadorin Berishaj, Qeveria e Republikës së Kosovës në korë me ministra, deputetë, kryeministri vetë, ministrja e Jashtme, presidentja, këtu janë dyshimet shumë të mëdha që janë të futur në një pellg të ndotur madh të korrupsionit dhe keqpërdorimeve”, ka thënë Musliu.

Tutje Musliu ka thënë se mbrojtja e tillë tregon se kemi të bëjmë me diçka të madhe dhe nuk duhet ta injorojmë.

“Mënyra zinxherore që kjo Qeveri e mbron Berishajn dhe duke pasur parasysh qasjen e tyre ndaj këtyre rasteve kur ishin në opozitë, raste që s’janë kanë as për së afërmi të tilla, kjo tregon se kemi të bëjmë me diçka të madhe dhe nuk duhet t’i injorojmë si problem e aq më tepër persona të tillë të përfaqësojnë Kosovën.”, ka thënë Musliu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.