Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu: Po ta kishte dashur vendin, Albin Kurti e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovë

Gazeta10
25 January 2023 - 23:38

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha në Prime Time ka kritkuar Kurtin për qeverisjen e tij dy vjeçare me Kosovën.

Musliu tha se po ta kishte dashur, kryeministri Kurti vendin e tij, do e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovën, ashtu siç po bën në luftën në Ukrainë, presidenti i këtij vendi, Zelensky, shkruan Gazeta10.

“Gjema një kryeministër të botës në vendet demokratike, i cili qeverisë me një vend, dhe familjen e ka me një shtet tjetër. Zelensky në luftë është edhe aty e ka bashkëshortën, fëmijët e popullin me vete. Nuk mbrohet dikush që se mbron vetën. Nuk mundet një kryeministër që vendin e vet nuk e sheh të denjë për familjen e vet me jetu, s’mundet me ju dhënë qytetarëve të Kosovës më shumë. Po ta kishte dashur vendin, Albin Kurti e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovë”, tha Musliu në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.