
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas një konferencë për kibernetikë është pyetur për zhvillimet e fundit politike në vend, por ka refuzuar që të japë përgjigje.
Megjithatë, ai paralajmëroi se do të flasë shumë gjëra për këto tema.
“Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, tha Hovenier.
Hovenier sot ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”.
Në fjalën e tij ai tha se janë të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura e shoqërisë civile efikase./Gazeta10