Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

KMDLNj: Jemi kundër veprimit plaçkitës të MF-së për tatimin në pronë

Gazeta10
26 January 2023 - 12:26

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka përkrahur kërkesat të cilat i ka quajtur të drejta dhe të arsyeshme të qytetarëve kundër rritjes jonormale të faturave të tatimit në pronë.

KMDLNj thotë se iu janë drejtuar shumë qytetarë pas vendimit që faturat e tatimit në pronë, krahasuar me vitin 2022, janë rritur deri më 120 përqind më shumë.

KMDLNj është shprehur kundër veprimit plaçkitës të Ministrisë së Financave për tatimin në pronë e që është në kundërshtim të plotë me gjendjen aktuale ekonomike për shumicën e qytetarëve të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
28 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.