Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zjarr brenda objetit të FSK-së, policia jep detaje (VIDEO)

Gazeta10
26 January 2023 - 12:54

Një barakë afër kazermës së FSK-së në Dubravë të Istogut është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta10.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, përderisa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Këto informacione i dha për Gazeta10 Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për Pejë.

“Rreth orës 11:35 policia është njoftu për një zjarr te kazerma e FSK-së në Istog, konkretisht në Dubravë. Zjarri e ka kaplu një objekt ndihmës, një barakë. Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi,/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.