
Skuadra e Llapit ka përfunduar fazën përgatitore në në Antalia të Turqisë.
Ekspedita e klubit nga Podujeva në mëngjesin e së enjtes ka përfunduar fazën përgatitore në tokën turke dhe sonte do të rikthehet në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Llapi luajti disa ndeshje miqësore, e poashtu edhe finalen e Superkupës së Kosovës ku u mposhtën nga Ballkani me rezultat minimal, 1-0.
Me rikthimin në Kosovë, Llapi do të vazhdojë me përgatitjet e fundit në Kosovë për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës që starton me 11 shkurt.
Llapi e përfundoi stinorin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar në pozitën e gjashtë me 20 pikë të grumbulluara.