Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Në kërkim të trajnerit, Evertoni e dëshiron të birin e Ancelottit

Gazeta10
26 January 2023 - 19:52

Kërkimi i Evertonit për një trajner të ri po vazhdon, pas shkarkimit të Frank Lampardit këtë të hënë.

Evertoni morri vendimin për të ndarë rrugët me Lampardin pas rezultateve të vazhdueshme negative këtë sezon, ku momentalisht skuadra gjendet e parafundit në tabelën e Premier Ligës.

Sean Dyche dhe Marcelo Bielsa janë shfaqur si pretendentët kryesorë për të zëvendësuar Lampardin në “Goodison Park”.

Sidoqoftë, siç bëhet e ditur nga “Daily Mail”, i biri i Carlo Ancelottit, Davide Ancelotti është diskutuar nga krerët e Evertonit si opsion i mundshëm për ta marrë drejtimin e klubit anglez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.