
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në emisionin “Prime Time”, ka folur rreth bojkotimit nga gazetarët të konferencës së organizuar dje nga vetë ajo dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta10.
“Meqenëse e keni bojkotuar mbledhjen, mbledhja e Qeverisës me sa e di unë është publikuar live në faqen e Qeverisë, pastaj i kemi bërë publike vendimet që janë marrë dje në mbledhjen e Qeverisë. Ata që kanë pasur interes përtej bojkotit besoj i kanë marrë informata për çështjet, vendimet që janë marrë në mbledhje.”, ka thënë Nagavci.
Tutje, Nagavci ka thënë se edhe pse mediat i kanë bojkotuar përsëri i kanë publikuar vendimet e tyre.
“Plotë prej mediave që kanës bojkotuar konferencën e mediave, i kanë publikuar gjatë ditës si lajme vendimet që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë, si për shembull vazhdimin e shtesave për sektorin publik”, ka thënë Nagavci.
Nagavci, ka arsyetuar vonesën duke thënë se vonesa nuk ka qenë për shkak të neglizhencës por vazhdimit të mbledhjes, duke thënë se zëdhënësi i Qeverisë për këtë u kërkoi falje gazetarëve duke u premtuar se nuk do të ndodh më./Gazeta10