Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Haradinaj: Me popullin hebre na bashkojnë vuajtjet dhe sakrificat për liri

Gazeta10
27 January 2023 - 12:40

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar vuajtjet dhe sakrificat e popullit hebre gjatë historisë.

Haradinaj ka thënë se historia jonë lidhet ngushtë me historinë dhe vuajtjet e popullit hebre.

“Historia jonë lidhet ngushtë me historinë dhe vuajtjet e popullit hebre. Ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë ashtu si ata ne shtetin e tyre, me një marrëdhënie të veçanë si dy shtete mike, me të kaluar të ngjashme por në periudha të ndryshme”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot e gjithë bota moderne kujton vuajtjet e një populli të cilëve iu privua jeta vetëm për faktin se ishin hebrenj.

Historia jonë lidhet ngushtë me historinë dhe vuajtjet e popullit hebre. Ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë ashtu si ata ne shtetin e tyre, me një marrëdhënie të veçanë si dy shtete mike, me të kaluar të ngjashme por në periudha të ndryshme.

Gjithmonë dhe përherë do të jemi përkrah asaj sakrifice e atij populli fisnik!/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.