Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti pas rritjes së Tatimit në Pronë: Qytetarët është dashur që të informohen më herët

Gazeta10
27 January 2023 - 14:54

Ministri i Financave Hekuran Murati po raporton në Komisionin për Buxhet sa i përket çështjes së rritjes së faturave të Tatimit në Pronë. 

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti u shpreh se qytetarët është dashur që të informohen më herët për këtë ngritje.

“Shqetësim që një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë dyfish faturën e tatimit ne pronë. Ajo çka më shqetëson mua është mënyra se si jeni duke menaxhuar këtë proces. Fakti që njerëzit u informuan para tre ditësh dhe gjithashtu në buxhet nuk është fare e reflektuar hyrja e të rriturave të komunave. 

Ti se ke pas idenë qe në janar kanë me ju dyfishu faturat. Është dashur tre muaj më herët të ketë fushatë vetëdijësuese. Ata e kanë kuptuar me 23 janar që do të ju rritet fatura. Për këtë arsye jemi duke drejtuar gishtin kah ju, për menaxhim të situatës”, ka thënë Hoti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.