Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Loriana Kuka ndalet në çerekfinale, por ende ka shansin të ngjitet në podium

Gazeta10
29 January 2023 - 16:14

Loriana Kuka është ndalur në çerekfinale të Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Portugali.

Kuka e ka nisur ditën mbarë duke shënuar fitore në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Almada të Portugalisë.

Në kategorinë deri 78 kilogramë, Kuka e nisi ditën duke fituar me “ippon” ndaj xhudistes nga Qipro, Zanet Michaelidou.

Në rrethin e dytë, xhudistja jonë u përball me ekuadorianen Vanessa Chala, të cilën e mposhti me shpejtësi.

Megjithatë, Loriana ishte e pafat në çerekfinale me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko, ku u mposht pas një lufte që zgjati 12 minuta.

Loriana do të luajë për medaljen e bronztë në repesazh me sllovenen Patricija Brolih.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.