
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është ftuar në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit, ku pjesëmarrës do të jenë liderë botërorë, deputetë, diplomatë, kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se SHBA-të janë orientimi ynë strategjik dhe se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me to.
Postimi i saj i plotë:
E nderuar me ftesën për të marrë pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit, ku pjesëmarrës do të jenë liderë botërorë, deputetë, diplomatë, kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë orientimi strategjik i yni, adresa më e besueshme dhe partner strategjik i dëshmuar i Kosovës.
Kosova, si asnjëherë më parë, ka nevojë për ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-në në një përiudhë të ndërlikuar gjeopolitike në botë.