
Arsenali ka bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Evertonit, Amadou Onana. “Daily Mail” njofton të hënën se Arsenali ka ofruar 60 milionë euro për belgun, i cili po tregon paraqitje të mira këtë sezon në Premier League.
Onana është i gatshëm të largohet nga Evertoni që po lufton për mbijetesë dhe po shpreson të sigurojë një lëvizje në fund të afatit kalimtar të janarit tek Arsenali.
Onana iu bashkua Evertonit para fillimit të këtij edicioni nga Lille i Francës dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
21-vjeçari ka 18 paraqitje në kampionat, ku ka kontribuar me një gol dhe një asist./Gazeta10/.