Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurteshi për Asociacionin: Albin Kurtit po i kërkohet kreativitet – a po do me t’i hjekë dy gishta, a njërin vesh?

Gazeta10
31 January 2023 - 1:05

Për presionin ndërkombëtarë mbi themelimin e Asociacionit, ka folur sërish Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, i cili tha se SHBA-të, s’kanë asnjë interes për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Kurteshi në Prime Time tha se kryeministrit, Albin Kurtit po i kërkohet kreativitet që të veproj mbi trupin e tij, shkruan Gazeta10.

“Bënu pak më kreativ, a po do me t’i hjek dy gishta njërën këmbë, a njërin vesh”, theksoi Kurteshi.

“Albin Kurtit i kërkohet kreativitet të verpoj në trupin e vetë. Bënu kreativ në trupin tëndë. Ky është kreativiteti. Asocaicioni është më banal sesa që po e them unë. Amerika s’;ka asnjë interes politik e as social, për krijimin e Asociaiconit të komunave me shumnicë serbe. Amerika as nuk e ka zbulu, as nuk e ka kërkuar e as inicuar. S’pajtohem me narracionin tuaj, ‘Amelika, Amelika’. Amerika është ndërmjetëse”, tha mes tjerash Kurteshi në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.