Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi në Ambasadë për Asociacionin, deklarohet PDK

Gazeta10
31 January 2023 - 14:48

Partia Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Memli Krasniqi përmes një komunikate për media kanë treguar për pjesëmarrjen në takimin e sotëm në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë ku është diskutuar për Asociacionin, shkruan Gazeta10.

Në komunikatë thuhet që PDK vlerëson lartë angazhimin e SHBA-së në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Sa i përket dialogut thonë se PDK në vazhdimësi ka dhënë përkrahje dhe ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative me njohjen reciproke në qendër.

 “Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, potencohet në komunikatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.