Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Skriniar kalon te PSG në qershor, jo në këtë afat kalimtar

Gazeta10
31 January 2023 - 21:34

Milan Skriniar nuk do të largohet gjatë kësaj merkatoje nga Interi.

Paris Saint-Germaini ishte duke tentuar transferimin e mbrojtësit sllovak në këtë afat kalimtar, por Interi nuk e ka larguar atë nga skuadra ngase nuk i ka gjetur zëvndësues.

Por gjithsesi Skriniar ka kontratë me Interin deri në fund të edicionit dhe ai ka nënshkruar para-kontratë me PSG-në që të kalojë në Francë me parametra zero në përfundim të sezonit.

27-vjeçari erdhi te Interi në vitin 2017 dhe që atëherë ka qenë njëri nga lojtarët kyç më repartin defanziv të kësaj skuadre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.