
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani, është transferuar në Danimarkë, te skuadra e Midtjylland.
Selmani ka kaluar te Midtjylland në formë huazimi, me mundësi të blerjes në fund të sezonit.
Së fundmi, 25-vjeçari ishte pjesë e ekipit izraelit, Hapoel Beer Sheva, por që kjo avneturë nuk shkoj siç duhet për qendërsulmuesin dardan.
Në të kaluarën, Selmani ka luajtur në Suedi, te skuadra e Hammarbyt.
Selmani ka debutuar me fanellën e Kosovës në tetor të vitit 2021 dhe deri më tani ai ka zhvilluar pesë ndeshje me “Dardanët”, prej të cilave ka shënuar një gol.