
Hakim Ziyech do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat, të paktën deri në fund të këtij edicioni.
Ziyech ishte afër kalimit te Paris Saint-Germaini në ditët e fundit të afatit kalimtar, por kjo marrëveshje ka dështuar.
Shkak për dështimin e kësaj marrëveshje ishte një gabim trashanik i skuadrës së Chelseat, të cilët e kishin dërguar dokumentet e gabuara në drejtim të Parisit.
Marokeni të martën mbrëma kishte udhëtuar për në Paris për të bërë testet mjekësore, por pasi kjo marrëveshje dështoi ai do të kthehet sërish në Londër.
Në afatin kalimtar të janarit shumë skuadra të njohura si Neëcastle, Everton, Milani, Leipzigu dhe Roma, por vetë reprezentuesi maroken dëshironte vetëm kalimin te PSG.
Parisienët e kanë dërguar këtë rast në LFP, por ata nuk janë edhe aq shumë opstimist se do ta fitojnë këtë rast.
29-vjeçari ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2025, ndërsa të paktën deri në përfundim të këtij sezoni do të jetë pjesë e kësaj skuadre.