Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KOK-u bën kategorizmin e sportistëve, prijnë Nora e Distria me pikë maksimale

Gazeta10
01 February 2023 - 13:47

Komiteti Olimpik i Kosovës të martën ka bërë kategorizimin e 35 sportistëve për vitin 2023.

35 sportistët janë kategorizuar nga sportet e ndryshme si xhudo, karate, boksi, taekwondo, atletike, bodybuildingu dhe sporti universitar.

Pikët maksimale në këtë kategorizim i kanë marrë dy medalistet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Përveç Distrisë dhe Norës, në sportin e xhudos janë kategorizuar edhe Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Dardan Cena, Shpat Zekaj, Muhamedin Veseli dhe Debora Gjakova.

Në karate janë kategorizuar Herolind Nishevci, Fortesa Orana, Elhami Shabani, Albinot Selmani, Diellza Sejdijaj, Vlera Qerimi, Elmedina Istogu, Islam Selmani, Endrit Beka, Endrit Shaqiri, Rinesa Osmani dhe Behije Mustafa.

Në boks janë kategorizuar tre sportistë: Donjeta Sadiku, Petriot Behrami dhe Shpetim Bajoku.

Në mundje është kategorizuar Egzon Shala. Në teakwondo Lorent Arifi dhe Denis Bllaca.

Në atletikë janë kategorizuar Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi. Në Bodybuilding Kushtrim Bajraktari dhe Granit Kuleta. Në sportin univeristar është kategorizuar Betim Maliqi.

KOK-u ka njoftuar se të gjithë sportistët e kategorizuar do të përfitojnë mbështetje financiare nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.