Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Serbët bllokojnë punimet e hapjes së stacionit të policisë kufitare në veri

Gazeta10
02 February 2023 - 12:57

Në ditën e pesëmbëdhjetë nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës në komunën e Leposaviqit, ditën e djeshme kanë filluar punimet në fshatin Dren, raporton Kossev.

Sipas qeverisë aty është paraparë të ndërtohet një stacion policor, transmeton Gazeta10.

Serbët e kësaj pjese kanë qenë kundër këtij vendimi dhe kanë protestuar duke thënë se këto veprime janë të kundërligjshme.

Ndërkaq, banorët janë lajmëruar se këto punime nuk do të kryhen sot.

Megjithëatë, policia është ende e pranishme në vendngjarje me pesë vetura, ndërsa herët në mëngjes vendi është vizituar nga një patrullë e shtuar.

Gjithashtu kujtojmë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në emër të popullit serb dhe pronarëve të tokave u ka dërguar një letër proteste ambasadorëve të SHBA-së, dhe shefave të misioneve të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së, si dhe komandantit të KFOR-it./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.