
Prishtina ka arritur transferimin e mesfushorit 21-vjeçar, Muhamet Dubova.
Dubova vjen te Prishtina nga skuadra sllovake Dubnica, ku kaloi në periudhë njëvjeçare.
Pas kalimit te klubi më i trofeshëm kosovar, Dubova deklaroi se do të bëjë maksimumin për të arritur objektivat e klubit.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që iu bashkova klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të fitojë më pas minuta edhe në ndeshje. Premtoj përkushtim maksimal te FC Prishtina. Për mua është nder dhe krenari që të jem pjesë e Prishtinës. Ky është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe me histori të madhe dhe për çdo futbollist, bartja e kësaj fanelle është ndjenjë e pa përshkruar”, dekaloi Dubova.
Përpara se të kalonte në Sllovaki, 21-vjeçari më parë kishte luajtur edhte te skuadra tjetër kosovare, Gjilani.