Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

I ndihmoi për kryerjen e testit për patent-shofer, arrestohet zyrtari në Gjilan

Gazeta10
03 February 2023 - 9:41

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, duke asistuar dëshmitarin i cili iu ka nënshtruar testit për patent-shofer.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:10, në Gjilan.

Tutje sipas raportit, janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer. Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për  kryerjen e testit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.