
Bebe Rexha mori pjesë në BMG Pre-Grammy Party 2023, e cila u mbajt në Candela La Brea në Los Angeles të mërkurën.
Performuesja 33-vjeçare u pa për herë të parë teksa pozoi për një set me fotografi në tapetin e kuq të eventit, gjatë të cilit iu bashkua edhe miku i saj i mirë Adam Lambert, transmeton Gazeta10.
Këngëtarja shqiptare ka veshur një fustan të zi që i tregonte një pjesë të vogël të pjesës së sipërme të gjoksit.
Veshja e krijuesit të hitit për këtë ngjarje përmbante gjithashtu një pjesë të poshtme me thekë që tregonte kofshët e saj të tonifikuara.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, përveç pamjës e cila duket bukur dhe magjepse ajo gjithashtu u ngjit në skenën kryesore të ngjarjes për të përformuar për të pranishmit që ishin aty. /Gazeta10
