Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agon Ramadani emërohet trajneri i kombëtares A në futsall

Gazeta10
03 February 2023 - 13:50

Agon Ramadani, ish-futbollist i njohur i futsallit ka marrë drejtimin e kombëtares A.

Ai u përzgjodh sot të pasonte Arben Simitçiun i cili u shkarkua nga kjo pozitë.

Ndërkohë, Getart Hyseni ka marr pozitën e ndihmëstrajnerit.

“Falë kontributit të dhënë si ndihmës trajner në kombëtaren A, i pari i FFK-së e emëroi Agon Ramadanin përzgjedhës të ri. Ai në këtë pozitë e pason Arben Simitçiun me të cilin kishin punuar bashkë tash e disa vite, ndërkaq Getart Hysenin e angazhoi si ndihmës trajner, duke e bërë pjesë të ekipit Kombëtar në futsall”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.