
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë një drekë pune të hënën në Kosovë.
Lajçak pritet të takohet me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendësin e tij, kryenegociatorin kosovar për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimin.
Lajmin për Gazetën10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, derisa nuk e ka bërë të ditur temën e diskutimit.
“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajcak.”, ka thënë shkurtimisht Kryeziu për Gazetën10.
Pas vizitës në Kosovë, Lajçak është raportuar se do të qëndrojë për vizitë edhe në Beograd.
Një darkë punë tjetër mes Lajçakut, Kurtit e Bislimit u zhvilluar javë më parë në Prishtinë, ku i dërguari i BE-së deklaroi se kishin rënë dakord që të duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti gjatë javës ka bërë publike gjashtë kushtet e tij, në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kurti ka thënë se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se mund të zbatohet vetëm pas marrëveshjes finale. /Gazeta10