Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Analistët: Vizita e Kurtit në Turqi e vonuar, do t’ishte mirë të bëhej në koordimin me SHBA-në

Gazeta10
05 February 2023 - 19:07

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

Analistët politik kanë komentuar vizitën e kryeminstrit Albin Kurit në Turqi. Ata thonë se Kurti është duke munduar të rikthejë miqësin e mëparshme me Turqinë derisa shtuan se partneriteti me shtetin turk është i domosdoshëm duke qenë se Turqia është një aleat i fuqishëm.

Dikush me kritika e dikush si të zakonshme e protokollare, e kanë parë vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Turqi.

Analisti politik, Blerim Canaj, thotë se Kurti po takon miqët që më parë i ka fyer, e tani po kërkon rrugë të kthehet siç i ka quajtur ai miqtë e vjetër të Kosovës.

Sipas Canajt, partneriteti me Turqinë është i rëndësishëm, por do të ishte më mirë sikur vizita të bëhej në koordimin me SHBA-në.

Derisa, për krahasimin e asociacionit me atë të Bosnje Hercegovinës, Canaj tha se ky është vetëm një arsyetim politik i Kurtit për t’i ikur themelimit të tij.

Ndërkaq, profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ndonëse vizitën e cilëson si të vonuar, thotë se raportet duhet të mbahen me aleatët e fuqishëm siç është Turqia.

Pas takimit Kurti dhe presidenti turk, dolën në një konferencë për media, ku theksuan thellimin e  partneritetit mes dyja shteteve.

Poashtu, Kurti e falenderoi Erdogan për mbështetjen e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.