Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

1200 pacientë presin që të mjekohen në 24 shtretërit e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare

Gazeta10
05 February 2023 - 19:20

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, e cila është e vetmja në Kosovë me këtë lloj shërbimi, ka thënë se po përballën me kushte jo të mira të punës. Sipas tij, kjo klinikë posedon vetëm 24 shtretër derisa lista e pritjes për trajtim në vena kap shifrën e 1200 pacientëve.

Rreth 1200 pacientë po presin që të shtrihen në 24 shtretërit e vetëm të Kirurgjisë Vaskulare.

Për të ndërhyrë në vena atyre iu duhet të presin me vite, që të trajtohen nga klinika e vetme e cila e ofron këtë shërbim në Kosovë.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari  thotë se në këtë klinikë pacientët po presin që nga viti 2018 për të bërë ndërhyrje.

“I kemi bërë rreth 1202 operacione, janë kryer rreth 8164 vizita , prej operacioneve vena varikoze që i kemi arritur t’i kryejmë janë 316 raste. Lista e venave është pak e gjatë. Stafin e kemi të mjaftueshëm, por problemin kryesor e kemi se jemi qendra e vetme referente, i kemi 24 shtretër”- DEK: Hajriz Rudari – Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare

Ai ka thënë se kjo Klinikë ka mungesë edhe të anesteziologëve.

Derisa ka shtuar se pas pandemisë numri i pritjes është shtuar.

Edhe nga kjo klinikë sipas drejtorit të saj, ka pasur ikje të personeli, për çka ka thënë se pas ikjes së tre specializantëve, e njëjta ka mbetur vetëm me një.

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare përballet edhe me instrumente kirurgjike të vjetra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.