Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari-Lila: Kemi hyrë në dy muajt e fundit kritikë për kursimin e energjisë elektrike

Gazeta10
05 Shkurt 2023 - 22:45

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kemi hyrë në dy muajt e fundit kritikë për kursimin e energjisë elektrike.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka thënë se kampanjës së qeverisë për të ngritur vetëdijen në kursimin e rrymës i janë bashkangjitur edhe ambasadorë e përfaqësues të Qeverisë.

“Kemi hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike. Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijen dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë. Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin! Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë!”, ka shkruar Kusari-Lila./Gazeta10

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.