Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak sot në Kosovë, zhvillon drekë pune me Kurtin e Bislimin

Gazeta10
06 February 2023 - 8:14

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet që sot të vizitojë Kosovën.

Ai do ta zhvillojë një drekë pune së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta10 zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë një drekë pune me emisarin Lajçak”, ka thënë Kryeziu.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.

Mirëpo, një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Albin Kurti, duke thënë se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta më shumë se çdo minoritet në cilin do vend të Evropës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.