Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajm në zhvillim: Dreka e Kurtit me Lajçak në një restorant në periferi të Prishtinës

Gazeta10
06 February 2023 - 13:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi janë duke e zhvilluar një takim me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim është duke u mbajtur në njërin nga restorantet e kryeqytetit në periferi.

Para pak orësh, para se Kurti të takohej me ambasadorët e QUINT-it, deklaroj për media se tema e këtij takimi do të jetë dialogu dhe gjashtë kushtet që ai i ka vendosur për të mundësuar themelimin e një Asociacioni në Kosovë.

Lajçak, pas takimit në Prishtinë, do të udhëtojë për në Serbi ku edhe atje do të ketë vizita zyrtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.