Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Konjufca: Plani franko-gjerman i pranueshëm, duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit

Gazeta10
07 February 2023 - 12:43

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se pas takimeve që kishte në Këshill të Evropës në Strasburg mund ta bëjë publik se çështja e dialogut me Serbinë po bëhet gjithnjë e më shumë e ndërlidhur me anëtarësim në KiE.

Pos kësaj, gjatë një deklarimi për gazetarë, Konjufca ka folur edhe për pranimin në parim që i bëri Kosova, saktësisht, kryeministri Albin Kurti planit evropian për marrëveshje me Serbinë, raporton Gazeta10.

I pari i Kuvendit tha se nuk e kupton gjithë pluhurin që po ngritet për këtë çështje, duke thënë se Kurti qysh para tre muaj e ka pranuar se plani evropian është bazë e mirë për marrëveshje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.