Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paralajmërohet shtrenjtimi i energjisë, kundërshtojnë pozita e opozita, Lekaj: Vaj halli për ne

Gazeta10
07 February 2023 - 19:24

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

ZRRE-ja ka nisur shqyrtimin e jashtëzakonshme të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023. Kryesuesi i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu ka njoftuar se gjatë këtij muaji do të dalin me një vendim sa i përket tarifave të reja. Shqyrtimi i tyre është parë me shqetësim nga deputetë të mazhorancës, nga ata të opozitës e njohës të ekonomisë, të cilët thonë se mund të ketë shtrenjtim të energjisë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë muajit shkurt do të del me vendim përfundimtar sa i përket tarifave të reja të energjisë elektrike.

Mirëpo, nga e njëjta nuk kanë treguar nëse do të ketë shtrenjtim të tarifave të energjisë, ndonëse një gjë e tillë është nënkuptuar nga pozita e opozita.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi tha se shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave është i domosdoshëm, pasi janë plotësuar gjitha kriteret ligjore, edhe pas kërkesës KEDS dhe KESCO.

Mirëpo, të shqetësuar me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave u shprehën deputetë të partisë në pushtet e ata të opozitës.

Shqyrtimi i tarifave të energjisë nuk po pritet mirë as nga njohës të ekonomisë.

Të njëjtit kanë thënë se një shtrenjtim i mundshëm i tarifave, do të rëndonte edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Me rënien e temperaturave, ministrja e  Ekonomisë, Artane Rizvanolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike në mënyrë që mos të ngarkohet rrjeti elektro-energjetik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.