Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Çeku viziton karateistët që nuk pranuan të garonin në Qipro pasi nuk u vendosën simbolet shtetërore

Gazeta10
07 February 2023 - 20:26

Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku të martën ka shkuar për vizitë të karateistët të cilët refuzuan të ndeshen në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe grupmoshat U21, pasi shteti organizator i këtij kampionati, Qipro nuk i lejoi këta karateistë që të luftonin me simbolet e Kosovës.

E gjithë kjo ndodhi pasi Qipro nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ministri i MKRS-së, lavëdroi karateistët të cilaët vendosën shtetin dhe flamurin e tyre para suksesit personal.

“Këta karateistë të talentuar e vendosën shtetin dhe flamurin e tyre para suksesit personal. Ata e mbrojtën Republikën e Kosovës në Qipro duke refuzuar të garojnë pa flamur në Kampionatin europian të karatesë U21. Vajza e djem që ndonëse nuk arritën të garojnë e të fitojnë medalje europiane, u bënë heronj të zemrave tona.

Ky veprim i shtetit nikoqir është i turpshëm, ne do të bëjmë gjithçka që ai të mos kalojë pa pasoja. Karateistet dhe karateistët e rinj mbrëmë u kthyen në vendlindje. Sot, bashkë me zëvendës ministren Daulina Osmani i vizituam dhe i falënderuam për qëndrimin e tyre të dinjitetshëm.

Këta karateistë meritojnë respektin e gjithë qytetarëve të Kosovës. E ardhmja dhe sukseset ndërkombëtare u takojnë atyre”, shkroi Çeku në rrjetin sociale “Facebook”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.