
Borussia Dortmund janë të gatshmë të fillojnë bisedimet me Jude Bellingham për rinovimin e kontratës, me qëllim që ta mbajnë atë në skuadër të paktën edhe për sezonin tjetër.
Kontrata aktuale e Bellingham me ekipin gjerman skadon në verën e vitit 2025, por ekipi gjerman janë të gatshëm t’i ofrojnë anglezit një kontratë të re me kushte më të mira.
19-vjeçari është njëri nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në Botë, dhe skuadrat e njohura si Real Madridi dhe Liverpooli kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Dortmundi dëshiron ta mbajë me çdo kusht mesfushorin edhe për një vit tjetër, por nesë nuk arrihet asnjë marrëveshje për zgjatjen e kontratës, ai do të largohet këtë verë nga Bundesliga.
Bellingham raportohet se ende nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij, por një gjë të tillë do ta bëjë deri në fund të edicionit.