Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani takohet me ministrin e Administratës së Malit të Zi, flasin për perspektivën evropiane

Gazeta10
07 February 2023 - 23:02

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur sot në një takim edhe nga ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se me Osmanin kanë biseduar për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

“Sot kisha kënaqësi të veçantë të takohem me presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu. Duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes vendeve tona, biseduam për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike”, ka shkruar Dukaj në Facebook, transmeton Gazeta10.

Dukaj tha se në takimin e përbashkët me Osmanin kanë rënë dakord që perspektiva evropiane nuk ka alternativë dhe se rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE është rruga e duhur për të forcuar pozitën e të dyja vendeve në bashkësinë ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.