
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se një shtëpi në Mitrovicë pas vërshimeve rrezikohet të rrëzohet.
E kjo po ndodhur pas bllokimit të një kanali që ka pas dalje në Liqenin Akumulues.
Pas çdo reshjeve të shiut shtëpia vërshohet nga uji, raporton Gazeta10.
“Që 3-4 vite është bllokuar ky kanal dhe ne kemi bërë ankesë edhe te kryetari i mëparshëm edhe tek ky i riu por që nuk ka ardh askush as ta shikojë situatën”, tha banori.
Këtë problem ata nuk e kanë vetëm me shtëpinë por edhe restorantin që ata posedojnë.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin: