
4 herë fituesit e këtij kompeticioni, Real Madrid janë në këkrim të trofeut të pestë me ndeshjen gjysmëfinale që e luan këtë të mërkurë ndaj Al Ahly.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte (e mërkurë) në stadiumin “Prince Moulay Abdellah” në Marok, ,e fillim nga ora 20:00, përcjell Gazeta10.
Fituesi i kësaj përballje do të luajë me Al-Hilal të shtunën, ndërsa humbësi do të luajë për vendin e tretë.
Al Ahly ka kaluar në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Kupës së Botës për Klube. Ata kanë mposhtur Auckland City dhe Seattle Sounders në raundin e kaluar për të kaluar në gjysmëfinalen shumë të rëndësishme kundër gjigantëve evropianë Real Madrid.
Real Madrid vjen në këtë takim pas humbjes nga skuadra e Mallorcas në La Liga.