Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Klubi i Christian Atsu, Hatayspor: Nuk mund ta gjejmë atë në spitalin që ishte dërguar

Gazeta10
08 February 2023 - 14:50

Klubi i futbollistit Christian Atsu, Hatayspor ka bërë të ditur se nuk mund ta gjejnë lojtarin në spitalin ku thuhet se ishte dërguar.

Atsu, i cili luan për Hatayspor, u raportua ditën e martë se ishte shpëtuar nga një ndërtesë e shkatërruar pas një tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri.

Në fakt, nënkryetari i klubit – Mustafa Ozat kishte konfirmuar se Atsu është nxjerrë nga rrënojat i lënduar.

Megjithatë, sipas gazetës turke Hurriyet, ekziston frika se futbollisti nuk ishte në mesin e atyre që u gjetën në rrënoja.

Mjeku i klubit të Hatayspor, Gurbey Kahveci tha: “Kur dëgjuam lajmin se ai u dërgua në spitalin Dortyol, ne shkuam dhe shikuam, por ai nuk ishte aty”.

“Për momentin ne pranojmë që Savut Taner (drejtori sportiv) dhe Christian Atsu nuk u gjetën, për fat të keq”.

Ngjarja shkatërruese ka parë që numri i të vdekurve të shkojë në 11,000, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës për më shumë se një dekadë.

Agjenti i Atsu, Nana Sechere, zbuloi gjithashtu se vendndodhja e lojtarit është e panjohur, duke postuar në Tëitter: “Pas përditësimit të djeshëm nga klubi se, Christian ishte nxjerrë i gjallë, ne ende nuk e konfirmojmë vendndodhjen e Christian”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.