Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria siriane i kërkon ndihmë BE-së

Gazeta10
08 February 2023 - 14:53

Siria ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian sipas një skeme që është krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore, e quajtur Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së.

Kështu kanë njoftuar gjatë mesditës së 8 shkurtit mediat ndërkombëtare

Gjithashtu, Qeveria e Sirisë, ka rritur thirrjet e saj për heqjen e sanksioneve ekonomike të ShBA-së dhe BE-së pas tërmetit të së hënës.

Një gjë të tillë, Turqia e kishte bërë më herët, që ka kërkuar ekipe të kërkim-shpëtimit, ndërsa së fundi po kërkon edhe batanije, tenda dhe ngrohës.

Ndërkaq, të martën e 7 shkurtit, një ditë pas tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë, Bashkimi Evropian ka thënë se po kërkon që të ofrojë ndihmë në Siri përmes rrjeteve humanitare.

Aktualisht, shifrat e përditësuara bëjnë të ditur se numri i personave të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën mbi 11 mijë. Që prej tyre, afro 2 mijë e 662 njerëz janë raportuar të vdekur në Siri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.