Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kosovës iu kanë harxhu ‘zhitonat’ të thotë jo”- Çelaj: Kurti s’është tradhtar nëse e bën Asociacionin

Gazeta10
08 February 2023 - 18:12

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lirak Çelaj në “Info10”, ka folur rreth formimit të Asociacionit dhe presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës, që një i tillë të themelohet.

Celaj ka thënë se Kosovës iu kanë harxhuar ‘’zhitonat’’ për të thënë jo, raporton Gazeta10.

“Kosova asnjëherë që nga pas lufta s’ka qenë pozita më të dobëta për me negociu me bashkësi ndërkombëtare. Kosova zakonisht ka pas ndërkombëtarët në anën e vet. Prej kohës së demarkacionit, protestat për ‘Zajednicën’,  taksa 100%, tash Mitrovica me targat e barrikadat i kemi harxhuar zhitonat për të ju thënë jo. Sepse kemi thënë jo në çështje që s’kanë qenë aq të dëmshme sa ka qenë kjo dhe tani na u kanë harxhuar jo-jat dhe kam frikë se pavarësisht se kush është në pushtet përfshirë edhe kryeministrin Kurti do t’i thotë po Asociacionit.”, ka thënë ai.

Çelaj, tutje ka thënë se ai nuk e quan tradhtar Kurtin nëse e bën Asociacionin edhe pse ka dëme të mëdha, por do ta quaj të tillë në rast se prishet me Amerikën dhe Evropën Perëndimore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.