Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bllokimi i kanalit në Mitrovicë, shtëpitë vërshohen nga uji që 3 vite

Gazeta10
08 February 2023 - 19:26

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Bllokimi i kanalit të ujit në lagjen Suhodoll të Mitrovicës ka bërë që pas çdo reshje të shiut të ketë vërshime. Banorët thonë se që tri vite po ballafaqohen me një problem të tillë, dhe se e kanë njoftuar komunën për këtë, por ende nuk ka intervenime për t’i evituar vërshimet. Ndërsa, nga komuna kanë premtuar se sanimi i problemit do të bëhet në pranverë.

Këto pjesë të dërrasave, Fatmir Ramadani çdo herë i vendos në oborrin e shtëpisë së tij në momentin që fillojnë reshjet e shiut.

Ai thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të qarkulluar, pasi oborri i tij në lagjen Suhodoll të Mitrovicës mbushet me ujë.

Me këtë gjendje banorët e kësaj pjese po përballen që tri vite, pasi kanali për qarkullim të ujit pak metra më larg shtëpive është bllokuar.

E përpos shtëpive, dëme nga bllokimi i kanalit po pësojnë edhe bizneset e kësaj lagjeje.

Uji i cili e vërshon atë pjesë, ka hyrë edhe në lokale, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke ndikuar kështu edhe në rënien e numrit të klientëve.

Me problemet e kësaj lagjeje nga vërshimet, tashmë është e njoftuar edhe komuna e Mitrovicës.

Drejtori i shërbimeve publike në këtë komunë, Granit Tmava, ka thënë se do të bëhet sanimi i këtij problemi.

Komuna e Mitrovicës ka qenë një nga komunat më të prekura nga vërshimet, ku janë dëmtuar shumë shtëpi e biznese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.