
Raporti: Viola Korça / Kanal10
Opozita me kritika të mëdha për qeverinë sa i përket transparencës në dialog. Shqetësuse për ta mbetet mjegulla e krijuar për Planin Franko-Gjerman duke kërkuar me ngulm njohjen reciproke brenda. Partia në pushtet, Vetëvendosje i quan të pabaza kritikat e opozitës. Ata insistojnë se njohja reciproke ekzison de-facto.
Një ‘PO’ e kryeministrit Kurti në Prishtinë për planin Frank-Gjerman, pas drekës me emisarin evropian, Lajcak – ka lëvizur gjërat në kampin opozitar të Kosovës.
Mos transparenca për planin dhe njohja reciproke ka ndarë në dysh opozitën me pushtetin.
Partitë opozitare e kritikojnë qeverinë për mostransparencë sa i përket dialogut, derisa thonë se nëse Kurti nuk raporton në Kuvend, do të thërrasin debat parlamentar.
Por, sipas deputetes së LVV, Arbresha Kryeziu , edhe pse në planin franko-gjerman nuk ekzisiton njohja reciproke në aspektitin juridik, defacto është njohja recirproke brenda tij.
Të hënën, kryeministrit Albin Kurti , pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak tha se Kosova e ka pranuar propozimin franko-gjerman.
Vendimin e Kosovës për ta pranuar planin evropian u mirërprit nga ndërkombëtarët.