Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United nuk arrin më shumë se një barazim kundër Leedsit

Gazeta10
08 February 2023 - 23:02

Manchester United ka barazuar në përballjen kundër Leeds United, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë në Premierligë.

Në duelin e luajtur në Old Trafford, Leeds United kaloi në epërsi më të filluar ndeshja, me anë të një goli mjaft të bukur që e shënoi Ëilfred Gnonto.

Goli i shënuar nga Gnonto ishte i vetmi në pjesën e parë.

Pak minuta pasi filloi pjesa e dytë, Leedsi gjeti edhe golin e dytë, ishte Raphael Varane që e dërgoi topin në rrjetën e gabuar.

Pas disavantazhit të dyfishtë, Unitedi shtoi sulmet dhe arritën të ngushtonin epërsinë në minutën e 62-të me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

Në minutën e 70-të, pas një aksioni të shpejtë, Jadon Sancho arriti të shënoi për të barazuar shifrat në 2-2, që ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj përballje.

Me këtë barazim, Manchesteri mbetet në pozitën e tretë me 43 pikë, ndërsa Leedsi renditet në pozitën e 16 me 19 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.