Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosova solidarizohet me Turqinë, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet nga flamuri turk

Gazeta10
08 February 2023 - 23:03

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është “mbuluar” me ngjyrat kuq e bardh në shenjë solidarizimi me shtetin e Turqisë, i cili u përballë me një termet të fuqishëm që la të vdekur mijëra qytetarë.

Këtë solidarizim e ka shfaqë në rrjetin social Twitter, kryeministri Albin Kurti, derisa dita e sotme në Kosovë ka qenë “ditë zie” e shpallur nga presidentja Vjosa Osmani.

“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e Qeverisë sonë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.