Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK mban nesër dy mbledhje pas marrëveshjes me LVV-në për kandidaturën e Bekim Sejdiut

Gazeta10
31 August 2026 - 15:22

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zhvillojë nesër dy mbledhje të rëndësishme, pas marrëveshjes së arritur mes kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit në detyrë dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President të Kosovës, mëson Insajderi.

Sipas burimeve, Abdixhiku fillimisht do të zhvillojë një mbledhje me Kryesinë e LDK-së, e cila është caktuar të nisë në ora 14:00. Dy orë më vonë, në ora 16:00, do të mbahet edhe takimi me Grupin Parlamentar të kësaj partie.

Kryetari i LDK-së deklaroi sot se marrëveshja me LVV-në për kandidaturën e Sejdiut për President përbën një “punë të mirë dhe të mbarë” për vendin.

Abdixhiku bëri thirrje që proceset institucionale të zhvillohen “pa vonesa”, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e Bekim Sejdiut në postin e Presidentit të Kosovës.

“Andaj, pa vonesa, le të konstituojmë Kuvendin e Kosovës, le të zgjidhet Qeveria e Kosovës dhe le të zgjedhim presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Bekim Sejdiun”, deklaroi Abdixhiku në konferencën e përbashkët për media me Albin Kurtin, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për President, Bekim Sejdiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.