
Në emisionin “Mëngjesi më Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se në Arbëri rruga “Alush Hoti” mbetet e pa asfaltuar që tre muaj.
Sipas banorëve kjo rrugë duhej të përfundonte që në muajin dhjetor, raporton Gazeta10.
Ata shtojnë se punimet janë ende duke vazhduar dhe se kjo po e vështirëson qarkullimin e qytetarëve po ashtu edhe të veturave.
Ndërsa njëri nga banorët thekson se edhe pusetat janë të hapura në këtë rrugë dhe se po rrezikohen më së shumti fëmijët.
Më poshtë mund të ndiqni videon: